Hoxhaj lobon te shtetet e Karaibeve

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 13:40 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Guyana, ka takuar ndaras dy kryeministra të vendeve të Karaibeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj gjatë takimit me kryeministrin e St. Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonzalves, ka shtruar nevojën e njohjes dhe të përafrimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke e informuar në detaje për zhvillimet në Kosovë.

Lobimi për njohje, ka qenë fokus edhe i takimit tjetër të ministrit Hoxhaj me kryeministrin e Saint Lucia, Allen Chastanet, në margjina të Samitit të Caricomit që po mbahet në Guyana të Amerikës Latine.

“Kam zhvilluar dy takime shumë domethënëse për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Jam optimist se gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur për njohje dhe Kosova çdo ditë po përfiton miq në të katër anët e botës. Është me rëndësi që të hapim sa më shumë dyer jashtë edhe kur ndonjëherë përballemi me pengesa e sfida dhe dyer që nuk hapen lehtë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj pas takimeve.

Kryediplomati kosovar ka udhëtuar për në Guyana, pas pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris si dhe në takimin e ministrave të Jashtëm.

2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme