Hoxhaj: Në 18:30 do të kemi kuorum që ta votojmë ekipin negociator

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 17:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në orën 18:30 do të kemi kuorumin për t’u votuar ekipi negociator, kështu deklaroi zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryesues i ekipit të propozuar nga Haradinaj.

Në një prononcim për media, Hoxhaj ftoi të gjitha partitë opozitare që të marrin pjesë në procesin e dialogut, raporton Ekonomia Online.

“Në orën 18:30 do të takohemi përsëri, do të kemi kuorum që ta votojmë ekipin. Prej marsit kemi prezantu një platformë që ka qenë projektrezolutë, ka pasë përpjekje nga partitë. Hapi i parë është miratimi i ekipit negociues, e dyta ekipi duhet të ofrojë një platformë, hapi i tretë të bisedojmë për epilogun e dialogut”.

Sipas Hoxhajt, kjo marrëveshje duhet ta sjellë njohjen e ndërsjelltë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, raporton EO.

“Çka po ndodh në Kuvend, ku janë partitë opozitare që kanë shpreh vullnet për temat që të diskutohen për dialogun. Si PDK e ftojmë çdo subjekt të jetë pjesë e procesit, dhe ta determinojë epilogun”.

“Ekipi negociator do t’i përfaqësojë interesat shtetërore të Kosovës, Kosova është shtet që do të ekzistojë në këta kufij, territori i saj është i pandashëm, në një proces të tillë duhet të hyjmë me tema të qartësuara se çka do të diskutohet”.

Të ngjashme