Hoxhaj në Gjermani: Koha për vizat

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 16:38 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar përmes Facebook-ut të tij se po qëndron në Gjermani ku është takuar edhe me ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek dhe eurodeputetin Bernd Posselt, njofton Klan Kosova.

“Diskutuam për dhjetë vitet e shtetësisë së Kosovës, sfidat, të arriturat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë. Theks të veçantë i dhamë liberalizimit të vizave për Kosovën, ku mbështetja e Gjermanisë dhe Austrisë është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Hoxhaj.

“Qytetarët e Kosovës kanë pritur mjaft dhe është koha që Bashkimi Evropian t’ua mundësojë lëvizjen e lirë tashmë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme