Hoxhaj takon në New York ministrat e Jashtëm të Greqisë e Polonisë

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 17:25 | Nga

Në vazhdimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po mbahet në New York, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në margjina ka zhvilluar takime të shumta.

Gjatë ditës, ministri Hoxhaj, ka zhvilluar takime të ndara me homologët e tij nga Greqia dhe Polonia, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe u është falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin që vendet e tyre përkatëse kanë treguar për Republikën e Kosovës.

“Shkëmbim mbresëlënës me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Witold Waszczykowski. E falënderova për përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave dhe agjendën e BE-së, të Republikës së Kosovës” ka thënë Hoxhaj.

Në po të njëjtën ditë kryediplomati Hoxhaj, ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Takim i frytshëm me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. E falënderova për përkrahjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në agjendën evropiane, si dhe u pajtuam për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen” ka thënë ministri.

Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale.

Hoxhaj_Kotzias

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme