Hoxhaj në Paris, takohet me homologun francez

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 09:52 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, sot do të jetë në një vizitë zyrtare në Francë, i cili do të takohet me ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtarë, Jean Marc Ayraut.

Kështu bënë të ditur ambasada franceze në Kosovë përmes një njoftimi.

“Sot, ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit ndërkombëtar, Jean-Marc Ayrault, zhvillon një takim në Paris me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj”, thuhet në njoftimin për media.

Ditë më parë në një konferencë për media, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pati bërë të ditur se ka kërkuar takim urgjent me ministrin e Jashtëm të Francës pas arrestimit të Ramush Haradinajt me një flet-arrest ndërkombëtar nga Serbia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme