Hoxhaj për AP: Dialogu proces kompleks, s’pranojmë asgjë më pak se njohje dhe anëtarësim në OKB

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:15 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë duhet patjetër ta sjellë njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Hoxhaj ka deklaruar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë përbën proces mjaft kompleks negociator, por Kosova do ta nënshkruajë vetëm atë marrëveshje që njeh Kosovën dhe garanton anëtarësimin e saj në OKB.

“Zgjidhja është në Këshillin e Sigurimit në New York”, tha Hoxhaj, raporton Associated Press.

Hoxhaj ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për deklaratat që i bëri duke e lartësuar Millosheviqin gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Ai tha se Vuçiqi është njeriu i fundit në Serbi që i beson, por theksoi se do të përpiqen maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme