Hoxhaj pret në aeroport kongresmenin Eliot Engel

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 13:43 | Nga

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në aeroportin e Prishtinës, kongresmenin amerikan Eliot Engel, i cili do të qëndrojë disa ditë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Hoxhaj ka thënë se Engel është mbështetës i madh i Kosovës dhe pavarësisë së saj, dhe është forcë lëvizëze e mbështetjes amerikane për Kosovën.

Ndërkaq, Engel do të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh me krerët e institucioneve të Kosovës.

Postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

“Së bashku me zëvendës-ambasadoren e ShBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, i urova mirëseardhje në Prishtinë mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel. Engel është prej njerëzve që ka besuar fuqishëm në pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe e ka mbështetur konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë. Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës që kjo përkrahje e tij vazhdon të jetë e madhe ??“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme