Hoxhaj: Qeveria bëhet deri në mes të korrikut

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 20:26 | Nga

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin InfoBox, ka shprehur optimizmin e tij se do të arrijnë që deri në korrik të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, me çka do t’i hapte rrugë qeverisjes së ardhshme.

“Ma merr mendja që deri në mesin e korrikut, do të mund të konstituohet Kuvendi. Edhe z.Veseli e Haradinaj po punojnë në mënyrë intensive, që të ofrojnë skenarë se si mund të duket shumica e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj

Duke folur për rezultatet, Hoxhaj tha se janë të kënaqur, por që nuk është asgjë për tu shqetësuar.

Ai madje, paralajmëron se PDK, do të kthehet edhe më e fuqishme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Hoxhaj ka thënë se me AAK-në e Nismën, do të funksionojnë si një grup i përbashkët parlamentar.

Lidhur me Grupin Parlamentar më të madh në legjislaturën e ardhshme, Hoxhaj tha se ajo do të jetë e koalicionit që përfaqëson, pasi që nuk beson se do të ndahen partnerët e koalicionit.

Të ngjashme