Hoxhaj: Shpresojmë që Lista Serbe do t’i bashkohet PAN-it

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 12:01 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i zgjedhur dhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha sot se koalicioni PAN do të ketë numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit më 3 gusht.

Ai tha se shpreson që Lista Serbe do t’i bashkohet PAN-it për formimin e Qeverisë.

“Unë shpresoj që këta do të jenë pjesë e koalicionit së bashku me PAN-in. Z Veseli dhe Haradinaj kanë pasur disa takime me përfaqësues te Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera”, ka thënë Hoxhaj, raporton Ekonomia Online.

“Ne do të kemi numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nga ana jonë kandidati më i preferuar është Kadri Veseli por pritni më 3 gusht pasi me këtë datë fjalët që ne themi do të shndërrohen në realitet. Në jetën politike ka fakte dhe ka interpretime mbi fakte. Faktet janë që koalicioni PAN e ka shumicën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit. Ne jemi shumica parlamentare dhe ne kemi të drejtë ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverisë”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme