Hoxhiq: Asnjë punëtor në shëndetësi dhe në arsim nuk merr pagë të dyfishtë

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 09:27 | Nga

Një debat i ashpër në mes të këshilltares komunale të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Ksenija Bozhoviq, dhe shefes së Zyrës Administrative të Kosovës në veri, e cila prezantohet si koordinatore e administratës në Komunën Veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, është zhvilluar në seancën e fundit të Kuvendit të Mitrovicës Veriore.

Ksenija Bozhoviq nga SDP-ja, ish-kryesuese e Kuvendit, duke mos u pajtuar me ndarjet buxhetore për vitin 2018 ka akuzuar Komunën Veriore se u jep paga punëtorëve shëndetësorë dhe të arsimit, të cilët paguhen nga buxheti i Republikës së Serbisë, edhe nga buxheti i Komunës Veriore të Mitrovicës, transmeton zeri.info.

“Disa prej punëtorëve të arsimit dhe punëtorëve në shëndetësisë sekondare, punëtorëve të administratës në shëndetësi në sistemin serb u paguhen paga edhe nga buxheti i Komunës”, ka thënë Bozhoviq, e cila ka ngjallur reagimin e Adriana Hoxhiqit, shefe e Zyrës Administrative të Kosovës në veri, e cila prezantohet si koordinatore e administratës së Komunës Veriore, si dhe të këshilltarëve të Listës Serbe në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut. E derisa fliste Bozhoviq këshilltarët komunalë nga Lista Serbe kanë lëshuar sallën për të mos e dëgjuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme