Hyseni: Duhet t’i besojmë drejtësisë franceze

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 13:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni e ka quajtur Ramush Haradinajn si një njeri që beson në drejtësinë ndërkombëtare, dhe sipas tij, ishte pikërisht ky besim që e kishte kthyer atë nga Haga në Kosovë.

Hyseni e ka quajtur absurde, ndalimin e Haradinajt, derisa bëri thirrje që t’i besohet drejtësisë franceze, e cila sipas tij nuk do të manipulohet nga një fletarrest i Serbisë.

“Absurditeti i ndalimit të Haradinajt nuk mund të përshkruhet me fjalë. Është zoti Haradinaj që është shpallur jo fajtor në dy raste për krime lufte në ish-Jugosllavi. E kam vizituar Ramush Haradinajn në Hagë në vitin 2010. Një ditë pas vendimit madhor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jam i entuziazmuar në besimin që Haradinaj kishte në drejtësinë ndërkombëtare”.

“Është ai besim që e ka kthyer Haradinajn nga Haga. E përmenda që ta theksoj nevojën e besimit në drejtësinë ndërkombëtare dhe drejtësia franceze është drejtësi ndërkombëtare. Unë kam besim si Ramush Haradinaj që ai do të lirohet shpejtë. Nuk mund të bindem që drejtësia franceze do të manipulohet nga një flet-arrest i Serbisë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se beson që drejtësia franceze do të dominojë mbi absurditetin e paskrupullt të Serbisë.

Të ngjashme