Idrizi në Shalë të Bajgorës: Besoni shaljanes!

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 18:09 | Nga

Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kryetare të komunës së Mitrovicës, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedim në disa fshatra të Shalës së Bajgorës.

Në këtë bashkëbisedim, Idrizi ka theksuar se ndjehet krenare si bijë e Shalës që do t’i prijë komunës emblematike të Kosovës, të njohur në botë për industrinë e saj, Universitetin, kulturën, muzikën, sportin. Ajo theksoi se qytetari tashmë është deklaruar për ndryshim.

Valdete Idrizi, ka prezantuar para qytetarëve edhe projektet e saj për rajonin e Shalës. I pari, ka theksuar ajo, është projekti për përpunimin e kristaleve të Trepçës, për të vijuar me projektin për përkrahje dhe promovimi i prodhimeve vendore, ndërtimi dhe renovimi i ambulancave në fshatrat e Shalës, ofrimi i shërbimeve shëndetësore shtëpiake dhe autoambulanca të destinuara për Shalë.

Idrizi është ndalur te programi bujqësor, duke u zotuar se do të krijoj brendin “Shala” në bujqësi.

“Brendi “Shala” do të krijohet me angazhimin e disa sektorëve, duke e bërë të njohur këtë zonë për prodhimet blegtorale e bujqësore, frutat e malit dhe bimët mjekësore, specifike për këtë anë”, ka theksuar Valdete Idrizi, dhe ka shtuar se këto do të jenë mundësi e mirë për punësim dhe ndaljen e shpërnguljes nga Shala e Bajgorës.

Kompleksi turistik “Peizazhi i mbrojtur Stantërg”, Qendra inovative për mbështetjen e bizneseve të reja, ka theksuar Znj. Idrizi, do të ofrojnë po ashtu mundësi të mirë për punësimin në këtë anë si dhe përkrahja për gratë në biznes. Ajo theksoi se përkrahja e grave dhe vajzave do të bëhet me subvencione e donacione, për projektet e vogla për punëdore, thurjen e veshjeve kombëtare, stolive dhe përgatitjen e ushqimeve tradicionale. Ajo u zotua po ashtu se në Shalë do të rregulloj shtigjet për skijim, ecje dhe çiklizëm, duke e bërë Shalën destinacion atraktiv për vendin dhe më gjerë.

Ndërsa sa i takon çështjes së transportit, është zotuar që do të bëj organizimin e tij, për të gjitha fshatrat e Shalës, për këtë theksoi znj. Idrizi ka mbështetje edhe jashtë buxhetit të komunës. Valdete Idrizi ka theksuar se do të kryejë asfaltimin e rrugëve në zonat e banuara, me trotuar dhe ndriçim. Po ashtu, ajo është zotuar se do të shtrijnë rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit në këtë pjesë të komunës së Mitrovicës.

Qytetarët theksuan se askush më mirë se një shaljane nuk i di nevojat e Shalës, duke shprehur gatishmëri të plotë për ndryshim me 19 Nëntor, kur do t’i thuhet stop ngecjes, keqqeverisjes dhe degradimit të pushtetit lokal dhe kryetarit në ikje.

Image may contain: 4 people, people standing, sky and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 5 people, crowd and indoor

Image may contain: 22 people, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: 6 people, indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme