Ilir Deda do koalicion me Vetëvendosjen

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 16:33 | Nga

Njëri nga themeluesit e partisë Alternativa, Ilir Deda përkrah një koalicion mes Vetëvendosjes, dhe koalicionit parazgjedhor, LDK-AKR-Alternativa.

Deda i cili dikur ka qenë deputet i Vetëvendosjes, në një deklaratë për media të martën, i ka dhënë mbështetje krijimit të një blloku për formimin e Qeverisë së Re.

I nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti sot u ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që t’i bashkohen për ta formuar qeverinë.

Ndërsa, Deda ka thënë se pret që pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, Vetëvendosje të iniciojë takime për të biseduar për formimin e Qeverisë së re.

“Pas certifikimit të rezultateve pres që Lëvizja Vetëvendosje të iniciojë takimin me koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa që të besojnë për krimin e qeverisë së re”, ka thënë Deda.

Ai ka përjashtuar mundësinë që nëse LDK-AKR nuk i bashkohet koalicionit me Vetëvendosjen, të dalë vetëm Alternativa.

“Ne me LDK-në kemi të harmonizuara gjitha qëndrimet dhe jemi në unitet të plotë për të gjitha veprimet e ardhshme politike dhe nuk shohë asnjë arsye që koalicioni të prishet”, është shprehur Deda.

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit asnjëra nga partitë e mëdha nuk ka sigurua votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka marr 33.9 për qindin të votave, e dyta është Lëvizja Vetëvendosje më 27.16, ndërsa LDK-AKR-Alternativa 25.79 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme