Imet Rrahmani merr mbështetjen e mjekëve të Gjilanit

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 12:57 | Nga

Qindra mantelbardhë të komunës së Gjilanit i kanë dhënë mbështetje kandidatit të Lidhjes Demokratike te Kosovës për deputet, Imet Rrahmani.

Për këtë mbështetje, Rrahmani tha se ndihet shumë krenar dhe falënderues për kolegët e tij të profesionit.

“Mbështetjen e kolegëve të mi e vlerësoj shumë të rëndësishme për karrierën time dhe jam shumë krenar me këtë. Dua të them se asnjë qeveri sikur ajo Mustafa nuk e ka trajtuar shëndetësinë me prioritet. Falë këtij përkushtimi, kemi arritur të bëjmë punë të jashtëzakonshme për shëndetësinë kosovare. Mbështetja e sotme do të më bëjë shumë më të përgjegjshëm që shëndetësia të trajtohet drejt”, tha Rrahmani.

Tubimin e ka përshëndetur edhe kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili tha se krenohet me mjekët e Gjilanit, QKMF-në dhe Spitalin e Përgjithshëm.

“Për dy vite e gjysmë Imeti ia ka arritur ta menaxhoj mirë dhe ta ndryshoj krejtësisht qasjen në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka qenë një ‘gjungëll’e madhe. Faleminderit mjekëve, në veçanti doajenëve, për mbështetjen kaq të madhe për Imetin dhe LDK-në. Unë krenohem me QKMF-në dhe Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të cilët i lus të dalin masovisht me familje më 11 qershor”, tha Haziri

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme