Integrimi i Kosovë në BE, temë e takimit Pacolli-Apostolova

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 17:03 | Nga

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë ambasadoren Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Ambasadorja Apostolova e përgëzoi Pacolli për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane.

Duke e falënderuar Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka theksuar përkushtimin e tij të plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme