Irinej: Çështja e Kosovës s’duhet të zgjidhet në shpejtësi

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 16:34 | Nga

Patriarku i Serbisë ,Irinej vlerësoi sot se çështja e Kosovës nuk duhet të zgjidhet në shpejtësi dhe se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga lufta për të ruajtur siç tha ai “atë pjesë të territorit të saj”.

Sipas tij, Kosova me popullin serb dhe shenjtorët e saj, “nuk mund të lihet në mëshirën dhe pandershmërinë e atyre që kishin shkatërruar dhe shtypur çdo gjë deri dje”.

“Sot, kur jemi aq të bukur, nuk mundem, vëllezër e motra, të mos them disa fjalë për Kosovën tonë, vendin tonë të bekuar, Jerusalemin tonë, i cili është rrezikuar më shumë se kurrë në historinë e saj për shenjtorët tanë në Kosovë dhe Metohi, duke filluar me Patriarkanën e Pejës, Deçanin, Graçanicën, dhe shumë vende të tjera të shenjta”, tha ai në një liturgji të mbajtur në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme