Ish-komandanti i FSK-së prezantohet zyrtarisht në PDK

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 17:09 | Nga

Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, sot është prezantuar zyrtarisht si anëtar i kryesisë së PDK-së.

Gjatë konferencës për medie, në të cilën partia më e madhe në vend, i ka dhënë mbështetje të fuqishme projektligjit për avancimin e FSK-së në forcë ushtarake, përkrah Agim Çekut, është shfaqur edhe Kastrati, i cili deri më sot asnjëherë publikisht nuk e ka pranuar se është pjesë e PDK-së.

Është bërë me dije se ish-komandanti i FSK-së, anëtar i kryesisë së PDK-së është bërë në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të PDK-së, e cila është mbajtur në muajin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme