Ish-zëdhënësi i Jahjagës aderon në AAK

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 11:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-këshilltari i presidentes, Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Prezantimin e tij e bëri kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili edhe është kandidat për kryeministër të vendit, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi jonë është me ja dhënë mundësinë Kosovës. Që nga sot do ta kemi më lehtë pasi që kemi edhe kolegun Arbër Vllahiu”, tha Haradinaj.

Vllahiu falenderoi Haradinajn për mikpritjen, ndërsa shtoi se do të japë kontributin e tij për të “mirën e vendit”.

“Ju falënderoj që ma keni dhënë rastin të japë kontributin tim. Të gjithë ne që po iu bashkohemi jemi njerëz që po e vlerësojmë momentin që duhet të kyçemi dhe të jemi pjesë e zhvillimeve.

Arbër Vllahiu me gazetari merret që prej vitit 1982. Ka punuar në BBC, Deutsche Welle dhe Radio Televizionin e Suedisë.

Radios Evropa e Lirë iu bashkua në maj të vitit 2016 dhe është shef i Redaksisë për Kosovën.

Të ngjashme