Islami: Kosova nuk mund t’i rivizatojë hartat në Ballkan

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Akademia e Shkencave nuk është konsultuar asnjëherë për çështjen e demarkacionit Kosovë – Mal i Zi. Kryetari i ASHSK-ut, Hivzi Islami, në një intervistë për “Zërin”, flet në lidhje me dështimin e institucioneve të Kosovës dhe gjykimin emocional të opozitës që sipas tij rezultoi me mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

Pas një periudhe të gjatë, Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), thyen “heshtjen” duke folur për “ngufatjen” që i ka bërë skema politike kosovare gjitha temave jetike për vendin.

Islami ka thënë se i gjithë konceptimi politik është orientuar në një segment: Demarkacionin Kosovë – Mal i Zi.

Demarkacioni, megjithatë është tema bosht e intervistës me kryetarin e ASHAK-ut. Por, Islami thotë se demarkacioni është i përcaktuar para vitit 1947, prandaj kosovarët nuk munden t’i rivizatojnë hartat në Ballkan, “sikur po mbahet një Kongres Shqiptar i Berlinit, i vetëmandatuar të vizatojë dhe rivizatojë harta në Ballkan!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme