Ismaili reagon kundër “linçimit” të Aidës për një fjalë goje

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 21:17 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka thënë se nuk pranon në asnjë mënyrë që dikush me marrë lirinë dhe ta linçojë Aida Dërgutin për “një fjalë goje”.

“Aida Dërguti është një prej njerëzve më të rëndësishëm në rrugëtimin e suksesshëm të Lëvizjes deri këtu. Prandej JO! Nuk pranoj, ne asnjë mënyrë nuk pranoj, që dikush me e marrë lirinë me e linçue Aidën për një fjalë goje, pavarësisht se a ia ka thanë Albinit, Rugovës, Obamës, qoftë edhe zotit!”, ka shkruar Ismaili.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti u është drejtuar disa aktivistëve të Lëvizjes që kanë komentuar veprimin e Dërgutit, duke thënë se po i vjen marre që është me ta në një organizatë.

“Aida ia ka dedikue jetën luftës për mendimin e lirë edhe kundër dhunës! Kur po ju shoh kah shpreheni kështu ju, do aktivistë të Lëvizjes, që iu ka qitë buza tambël kur Aida i kishte mushknitë plot gaz lotsjellës nëpër protesta, po m’vje marre që jam me juve në një organizatë”.

“Aidës, Albinit edhe Kryesisë së Lëvizjes i takon me vendosë se pse, kush edhe qysh ka faj për këtë situatë, jo juve! Jo në këtë mënyrë! Asnjiherë! Kjo çka po e shoh NUK e përfaqëson Lëvizjen edhe idealin e saj! Asnijherë!”, ka përfunduar Ismaili.

Këto komente Ismaili i bëri pas publikimit të sms-it fyes, ku Dërguti e ka quajtur m** Albin Kurtin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme