Istogu u fitua me 14 vota dallim, por ishin 139 vota të pavlefshme e 11 të dëmtuara

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 14:56 | Nga

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare për rivotimin në Istog ku u konfirmua edhe një herë se Haki Rugova i LDK’së ka fituar ndaj Gani Dreshajt të AAK’së me vetëm 14 vota dallim.

Por, ani pse diferenca në vota për t’u siguruar fitorja ishte 14, KQZ ka treguar se në zgjedhjet e të dielës ishin 139 vota të pavlefshme, shkruan gazetametro.net.

Përveç këtij numri të votave të pavlefshme, KQZ ka thënë se edhe 11 fletëvotime kanë qenë të zbrazëta, e po ashtu 11 të tjera ishin dëmtuar.

E kur dihet diferenca e vogël në rezultat, shihet se numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme dhe atyre të dëmtuara ka mundur të vendos për rezultatin në këtë komunë.

Sido që të jetë, KQZ ka sqaruar edhe një herë se Haki Rugova ka marrë 10033 vota, ndërkaq Gani Dreshaj i AAK’së 10019./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme