Isufi adreson në seancë problemin e qasjes së qytetarëve në pronat e tyre te pika kufitare në Karaçevë

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 15:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ahmet Isufi, në emër të AAK-së, foli për shqetësimet e qytetarëve te pika kufitare në Karaçevë. Sipas Isufit, aty gjendet një tabelë që pamundëson qasjen e qytetarëve në pronat e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Derisa ne flasim për dialogun kemi shqetësime të qytetarëve si është rasti i pikës kufitare në Karaçevë ku është vendosur një tabelë e cila pamundëson qasjen e qytetarëve në pronat e tyre dhe kjo duhet të alarmojë qeverinë e vendit në mënyrë që të dilet në mbrojtje të territorit të Kosovës dhe të mos lejohet të shkelet kufiri dhe të cenohet integriteti i vendit. E di që ka pasur probleme edhe më herët, mirëpo kur po folet tash për dialogun është shqetësuese stacionimi i forcave serbe, në pjesën jugore është një bazë që i shqetëson banorët e kësaj ane”.

Ai propozoi që të ndërmerren hapa të domosdoshëm për këtë pjesë.

Të ngjashme