Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë janë në konsultime për vazhdimin e seancës së sotme, e cila u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.
“Ne biseduam për seancën e cila u ndërpre momentalisht dhe kur duhet ta vazhdojmë do të shohim, në konsultime jemi”.
Kur është pyetur se a janë arritur numrat për miratimin e demarkacionit dhe me kë po bisedohet, Ahmeti ka deklaruar se nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë dhe se janë në bisedime me partitë tjera për këtë çështje.