Jahjaga: Gruaja kosovare po shtypet, stigmatizohet e diskriminohet

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 12:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbajti ligjëratë me temë pjesëmarrjen e grave në politikë.
Jahjaga theksoi se ende Kosova ka probleme në konsolidimin e grave në pozita vendimmarrëse, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se gruaja kosovare po shtypet stigmatizohet, diskriminohet nga barrierat kulturore, strukture dhe ligjore.

“Kemi telashe të ndryshme në fushën e drejtësisë, arsimit e politikws. Gruaja në Kosovë shtypet stigmatizohet, diskriminohet nga barrierat kulturore, strukture dhe ligjore. Të drejtat e saj vazhdojnë të shkelën në shumë fusha për shkak të patrialkalitetit. Gruas në Kosovë i kërkohet ta dëshmojë vetën në një botë që dominohet nga burrat”.

Jahjaga tha se Kosova është larg krijimit të një shteti i cili garanton të drejtat e grave në baraspeshim me burrat.

“Jemi ende larg të krijimit të një shteti dhe një Kosovë që duam ta kemi. Në pune gruaja diskirmonohet nga kolegët dhe eprorët e saj, ajo ne punë vihet zgjedhja e dytë pasi që zgjedhën burrat. Paga e gruas është më e ultë sesa e kolegëve mashkullorë, pushimi i lehonisë rrallë herë respektohet nga punëdhënësi”.

Ndërsa sa i përket angazhimit të grave më fushën e arsimit dhe politikës Jahjaga vë në theks që vetëm 60% e të diplomuarve femra në vit në universitetin e Prishtinës, vetëm 20% prej tyre kërkojnë punë.

“Nga 60% e të diplomuareve në universitet nw Kosovë vetëm 20% e tyre kërkojnë punë, 61% të meshkujve që kërkojnë pune. 11% e pjesëtarëve të policisë së Kosovës janë gra ndërsa vetëm 8% janë gra në FSK”.

Sa i përket ndryshimeve në vitet e fundit në pjesëmarrjen e grave në politikë Jahjaga tha se Kosova po shënon progres mirëpo shumë ngadalë.

“Në Kosovë para 10 ose 15 vitesh ka qenë më ndryshe, shohim përparim, kemi ecur përpara ku zëri i gruas po vjen dhe po theksohet. ndryshimet pozitive po vijnë ngadalë dhe po kërkojnë mund për të pasur progres”.

Ish-presidentja përmend edhe pjesëmarrjen e grave në politikë në të cilën bën krahasimin me zgjedhjet e fundit në Kosovë, raporton EO.

“Në 38 komuna sivjet me kandidatë për kryetar komunash, me mbi 200 kandidatë vetëm 8 ishin gra, kuota për ligjin e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes se grave ne politike thuhet se gratë kanë drejtë ligjoret mbajnë 40% të pozitave. Sot nga 23 postet ministrore duke përfshirë edhe zv.kryeministrit vetëm dy u takojnë grave”.

Të ngjashme