Jahjaga kryeson misionin vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Jordani

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 19:03 | Nga

Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Aman të Jordanisë, ku do ta kryesojë një mision vëzhgues në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të martën më 20 shtator.

Misioni vëzhgues, i cili është krijuar nën organizimin e përbashkët të Institutit Kombëtar Demokratik (National Democratic Council – NDI) dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (International Republic Institute – IRI), do të mbikëqyr nga afër ecurinë e zgjedhjeve për parlamentin 130 ulësesh të Mbretërisë Hashemite.

Anëtarë të tjerë që do të bashkë-kryesojnë misionin me presidenten Jahjaga janë ish-senatori i Neë Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Sununu, menaxheri gjeneral i Qendrës Ndërkombëtare kundër Rrëmbimit të Fëmijëve të bazuar në Holandë, Coşkun Çörüz, dhe njëra prej presidenteve të partisë belge Ecolo, Zakia Khattabi.

Në përbërje të misionit vëzhgues janë gjithsej 45 delegatë ndërkombëtarë- politikanë, zyrtarë qeveritarë, gazetarë, analistë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile- nga 16 vende të ndryshme të botës.

Zgjedhjet parlamentare në Jordani po mbahen në kohën kur vendi po përpiqet të vë në jetë reformat zgjedhore duke organizuar zgjedhjet bazuar në një ligj të ri.

Zgjedhjet pritet të mbahen në 23 distrikte të vendit. Në zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Jordani do të garojnë 230 lista me 1,292

kandidatë duke përfshirë 259 gra. Sipas listës finale zgjedhore të publikuar nga Komisioni Zgjedhor i Jordanisë, të drejtë vote kanë 4,139,730 qytetarë të vendit.

Displaying Takimi me kryeministrin ne largim, Hani Al-Mulki.JPG

Displaying Takimi me shefin operacional te Keshillit Zgjedhor (2).JPG

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme