Jan Braathu emërohet shef i OSBE-së në Kosovë

Prishtinë | 17 Kor 2016 | 23:28 | Nga

Ambasadori i deritanishëm i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, është emëruar në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Për detyrën e re e ka uruar edhe i pari i shtetit, Hashim Thaçi.

“I uroj Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu emërimin në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. E njoh Ambasadorin e nderuar që nga Konferenca në Rambuje dhe do të kem kënaqësinë të bashkëpunoj me të në postin e ri. Ai është një mik i pashoq i Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme