Jashari dhe Lladrovci vizitojnë së bashku Tiranën

Tiranë | 10 Jan 2018 | 16:14 | Nga

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po vazhdojnë vizitën e përbashkët në Tiranë, me ç’rast kanë takuar dhe presidentin e Republikës, Ilir Meta; kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e përfaqësues të tjerë.

Në një postim në Facebook, Ramiz Lladrovci e ka vlerësuar takimin me presidentin Meta si shumë të përzemërt dhe përmbajtjesor. “Aty paraqitëm disa çështje të cilat u mirëpriten nga z. President, të rëndësishme për Drenasin dhe Skenderajn”, ka shkruar ai.

Postimi i Plotë:

Sot, bashkë me kryetarin e Skënderajt, Z. Bekim Jasharin, kemi zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku u pritem nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta.

Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, kemi vendosur kurora me lule pranë shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Po ashtu, kemi takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj.

Takimin e përbashkët me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, me Kryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin e vlerësuam si takim shumë të përzemërt dhe përmbajtjesor. Aty paraqitem disa çështje të cilat u mirëpriten nga Z. President, të rëndësishme për Drenasin dhe Skënderajn.

Bashkëpunimi ndërkomunal, dy komunat që përbëjnë tërësinë e Drenicës, kanë nevojë për partneritete të dobishme për komunat dhe qytetarët e komunave përkatës dhe të kenë vendin që meritojnë në gjeografinë shqiptare.

Drenica është zonë e interesit të veçantë dhe mirëpresim iniciativat që çojnë përpara këtë zonë, duke e bërë të zhvilluar, me perspektivë për të rinjtë, punësim, sport, kulturë dhe veprimtari të tjera.

Mirëpresim gatishmërinë për lidhjen e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona dhe institucioneve të Shqipërisë, bashkëpunimin ndërkomunal si dhe begatimin e agjendave të interesit të përgjithshëm.

Falënderojmë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta për mikpritjen e sinqertë.

Po ashtu, falënderojmë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 18 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 18 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting, people standing, suit and indoor

Image may contain: 3 people, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people standing, tree and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme