Jeta është e padrejtë, thotë Haradinaj kur pyetet për dallimin e madh në paga

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 18:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se “jeta nuk është aq e drejtë”, kur është pyetur nga gazetarët lidhur me dallimin e thellë mes pagës së tij (3 000 euro) dhe personave me asistencë sociale (60 euro), që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Sipas kryeministrit rritja prej 20 % e asistencës sociale do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes të personave që përfitojnë nga to.

“Rritja e pagës së kryetarit të qeverisë është bërë në një kriter tjetër. Është përgjegjësia, integriteti dhe nivelizimi; pra me ba nivelizimin me institucionet publike. Ndërsa te rritja e asistencës sociale, kriter është përdorur shporta dhe kriteri i mëhershëm që ka qenë”.

“Të ju them të drejtën, kjo rritje prej 20 eurove megjithatë e përmirëson pak atë gjendje, 20% jo 20 euro, kurrë nuk është boll në jetë. Por nuk është jeta aq e drejtë”, deklaroi Haradinaj, nl një konferencë shtypi pas mbledhjes së Qeverisë ku u mor vendimi.

“Edhe sikur të ishte paga e një ministri apo e një kryeministri ose kjo ose ma e vogël nuk do të rezultonte në këtë rritje. Pra nuk do ta kishte ndikimin në këtë, për shkak se koeficientët buxhetorë që janë nxjerrë janë këta është e lejuar ose është e mundshme në buxhet pra ku janë numër më i vogël i përgjegjësve të identifikuar dhe e ke më të lehtë por kur bëhet fjalë për krejt një kategori të caktuar atëherë kufizimet janë më të mëdha ose mundësitë janë më të vogla”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme