Jevtiq: Incidentet e shpeshta, arsye për kthim të pasuksesshëm

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 14:33 | Nga

Incidentet e fundit në Kosovë pasqyrojnë gjendjen aktuale të shoqërisë dhe të qëndrimit të saj ndaj çështjes së të kthyerve.

Kështu ka thënë ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës në këtë mënyrë ka reaguar ndaj një vjedhje në fshatin Drenovc afër Klinës dhe djegjen e një shtëpie në Kllokot.

“Incidentet tregojnë qartë se familjet e kthyera vazhdojnë të jetojnë të pasigurt në vendet e kthimit. Me incidentet, ata që i bëjnë dërgojnë një mesazh për ata që kanë vendosur të kthehen në Kosovë se nuk janë të mirëseardhur”.

“Rastet e paqarta si ky japin rezultat për vazhdimësi të sulmeve mbi të kthyerit dhe pronat e tyre “, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme