Jevtiq: Qeveria varet nga votat e serbëve, por nuk bëjmë shantazhe

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 10:10 | Nga

Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës dhe ministër për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq, ka thënë për RTS se tashmë Qeveria e Kosovës do varet nga votat e serbëve, por ata nuk e kanë ndërmend të sillen në mënyrë shantazhuese në qeverisje.

Sipas Jevtiq, ata do të angazhohen vetëm për zgjidhjen e problemeve të serbëve.

“Kjo do të jetë qasja jonë. Ne nuk kemi hyrë në këtë proces për shantazh, por për të zgjidhur problemet, dhe ne duhet të merremi me problemet që kemi me fqinjët tanë shqiptarëve, sepse me ta jetojmë këtu”, ka thënë Jevtiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme