Jovanoviç: Vuçiq po tenton ta transferojë diku tjetër përgjegjësinë për njohjen e Kosovës

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 15:12 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Milosh Jovanoviç thotë se Presidenti Aleksandar Vuçiq po përpiqet të transferojë përgjegjësinë në qeverinë e mëparshme për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Është e vërtetë se Partia Demokratike shkaktoi dëme të mëdha për interesat e Serbisë dhe e vështirësoi qëndrimin e saj në procesin e zgjidhjes së problemeve të Kosovës, por është një gënjeshtër kur Vuçiq, duke u shmangur nga përgjegjësia duke thënë se ky gabim i madh ‘vuri vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës’”, thotë Jovanoviç.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Jovanoviç shtoi se “zarfi i pavarësisë së Kosovës” u formua në vitin 2013 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, por se do të vuloset vetëm duke pranuar shkëputjen e Kosovës nga Serbia, duke nënshkruar një marrëveshje ligjërisht detyruese.

Të ngjashme