Kadri Veseli dhe Arbana Xharra e nisin bashkë fushatën

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 14:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E sapoaderuara në Partinë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, duket se do të jetë “krahu i djathtë” i liderit Kadri Veseli në fushatën zgjedhore që mund të thuhet se veçse ka filluar pas shpërbërjes së Kuvendit, një ditë më herët.

Ish-gazetarja e njohur e ka shoqëruar Veselin në pritjen e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, që u mbajt në mëngjes në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit.

Por, Veseli dhe Xharra janë paraqitur bashkë edhe në një vizitë në çerdhen “Mollëkuqja” në kryeqytet, sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online.

Pas kritikave të ashpra nëpër rrjetet sociale, pasi iu bashkua partisë kundër të cilës “villte vrer”, Arbana duket mjaft e relaksuar në shoqërinë e shefit të ri.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting and indoor

Të ngjashme