Kancelarja Angela Merkel fton Kosovën dhe Serbinë në takim

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 17:34 | Nga

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se sot pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, janë pajtuar që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, me ndërmjetësimin e Brukselit.

Kryeministri serb i cili po qëndron në Davos të Zvicrës ka thënë se me Angela Merkel janë marrë vesh që javën e ardhme të mbajnë takim me palën kosovare, por me ndërmjetësimin e Brukselit, transmeton Gazeta Express.

“Për ne, kjo nuk është problem. Jemi pajtuar që të përpiqemi të ndalojmë çdo lloj tensioni, edhe pse mund të jetë e vështirë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Davos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme