Kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes nga Prizreni

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 12:08 | Nga

Në mbledhjen e Këshillit të Qendrës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, delegatët pas miratimit te emrave të propozuar për kandidatë në listën për deputetë.

Në komunikatën për media thuhet se sot përfundimisht edhe me miratimin e Këshillit të Përgjithshëm është vendosur që kandidatë nga Komuna e Prizrenit të jenë:

Arbër Rexhaj
Drita Millaku
Kujtim Shala
Mytaher Haskuka

Më poshtë ju bashkëngjisim edhe biografitë e kandidatëve në fjalë.

ARBËR REXHAJ
Ka lindur në Prizren me 16.12.1985.

Arsimimi

Shkollimin fillor dhe te mesëm e kreu në Prizren.
Ka mbaruar studimet për Letërsi Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Ka kryer edhe Fakultetin e Shkencave Politike.
Vazhdon studimet pasdiplomike për Letërsi po në Universitetin e Prishtinës.

Aktivitete dhe funksionet

Arbër Rexhaj është marrë me veprimtari letrare; romane, poezi, monografi, recensione dhe publicistikë.
Ka qenë kryetar për dy mandate i asosacionit të vetëm të shkrimtarëve të Prizrenit, klubit letrar “Fan S. Noli”.
Kryetar i Qendrës së VETËVENDOSJE!s në Prizren 2010-2013.
Ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim në Komunën e Prizrenit.
Ka qenë kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të klubit futbollistik “Liria”.
Gjatë mandatit si kuvendar në Komunën e Prizrenit nga KDI është përzgjedhur si kuvendari më aktiv i kësaj legjislature komunale. Aktualisht drejton grupin parlamentar të VETËVENDOSJE!s në Prizren. Punon si profesor në shkollën e mesme “Remzi Ademaj”.

DRITA MILLAKU

Ka lindur në Prizren
Shkollimin fillor, të mesëm dhe Fakultetin e Edukimit e ka mbaruar në Prizren, për ta vazhduar Fakultetin Filologjik dhe masterin në Prishtinë. Është e martuar, nënë e dy fëmijëve, e punësuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren dhe që 4 vite është asambliste në Kuvendin Komunal në Prizren.
Është e angazhuar maksimalisht për çështjet dhe preokupimet e qytetarëve dhe falë këtij angazhimi është cilësuar si asambliste me e suksesshme në nivelin komunal. Gjithashtu është angazhuar pareshtur në fuqizimin e LVV në Prizren . Në kuadër të NDI ka përfunduar Akademinë për Lidership, dhe e angazhuar në shumë projekte për të drejtat e grave. E trajnuar nga OSBE- si trajnere mbi të drejtat e trashëgimisë së Gruas.

PROF. DR. KUJTIM SHALA

U lind në vitin 1961 në Prizren.
1987- Diplomon në Fakultetin e Mjekësisë – Seksioni i Stomatologjisë( si student më i mire i gjeneratës). Gjatë studimeve është zgjedhur Prodekan Student në Fakultetin e Mjekësisë.
(1987-1988) Kryen stazhin e obliguar Mjekësor në Qendrën Medicinale në Prizren
1988- Punësohet në Kliniken e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë
1989 Nga ana e Senatit të Universitetit zgjidhet Asistent në Lëndën Protetika Stomatologjike
1988-1996 Kryen Studimet Pasuniversitare në drejtimin e Stomatologjisë Eksperimentale
1993 – Kryen provimin Specialistik para Komisionit të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe gradohet ne Specialist i Protetikës Stomatoloigjike
1991-1999 Angazhohet në Universitetin paralel në pozitën e Asistentit
(angazhim pa pagesë me vetë deklarim)
(1999-2000) Angazhohet nga ana e Komandës Jugore të KFOR si doktor specialist dhe kryen shërbime mjekësore për personelin ushtarak të Komandës Jugore, policinë Speciale të UNMIK, burgun nën administrimin ushtarak, civilëve të mbrojtur
Mbrojtja e tezës së Magjistraturës dhe shpallja Magjistër i Shkencave Stomatologjike
nga Senati i Universitetit të Prishtinës zgjidhet Ligjërues i Lartë për Lëndën Protetika Stomatologjike
Qëndrimi për aftësim Profesional në Kings College University London, Dental Hospital Denmark Hill KCU, UK
Mbron Disertacionin e Doktoratës dhe shpallet Doktor i Shkencave Stomatologjike
Senati i UP e zgjedh në titullin e Profesor asistent
Senati i UP e zgjedh në titullin Profesor i asocuar
2003-2012 Zëvendës Drejtor i QKSUK i Degës së Stomatologjisë
2007 Kryetar i Bordit Qendror për Edukim të Vazhdueshëm profesional në MSH
2004-2007 Kryetar i Komitetit Specialistik për Stomatologji
Autor dhe koautor i shumë punimeve profesionale dhe shkencore.
Aktualisht është kryetar i Odës së Stomatologëve të Kosovës.

PROF. DR. MYTAHER HASKUKA

I lindur më 12.10.1973 në Prizren

Arsimimi
Ka mbaruara studimet për Psikologji në Universitetin Bogaziçi- Stamboll.
Magjistër i Psikologjisë Sociale,
Doktor i Shkencave në Psikologjinë Sociale,
Universiteti Ludëig Maximillians, Mynhen, Gjermani.

Aktivitetet dhe funksionet
Profesor. Asistent në Departamentin e Psikologjisë, Fakulteti Filozofik.
Mbi 14 vjet përvojë ligjërimi në Universitetin e Prishtinës,
ndërsa rreth 12 vjet në projekte zhvillimore me UNDP-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe vendore.

Sekretariati për Media dhe Komunikim i Lëvizjes VETËVENDOSJE!- Prizren

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme