Valdete Idrizi i bashkohet aksionit për pastrimin e qytetit

Mitrovicë | 17 Sht 2017 | 20:57 | Nga

Kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi, për kryetare të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, iu ka bashkuar aksionit për pastrimin e qytetit të organiuzar nga OJQ “Demokracy Plus”. Mitrovica ka një gjendje tepër të rëndë në këtë drejtim, andaj kandidatja Idrizi, sikur shumë herë të tjera nuk ka munguar aty ku ka organizim për pastrim të ambientit.

Ajo shfaqi kënaqësinë për mundësinë që t’i bashkohet këtij aksioni të organiuzar nga shoqëria civile dhe qytetarët. “Këto aksione tregojnë për rritjen e vetëdijes së qytetarëve tanë sa i përket ruajtjes së ambientit dhe nevojës për një politikë të re që e trajton me prioritet këtë sferë të jetës”, tha ajo.

Në aksion morën pjesë edhe shumë vullnetarë dhe të rinjë nga PDK-ja dhe subjektet tjera politike në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme