Katër ditë diskutim publik për demarkacionin

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 08:10 | Nga

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës së shpejti do t’i ofrojë opinionit për diskutim publik gjithë dokumentacionin dhe gjetjet profesionale, shkencore e menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.

Kështu ka njoftuar gjeografi, Tomor Qela, zëdhënës i Komisionit që ka thënë se ky diskutim do të zgjasë katër ditë dhe se aty mund të hyjnë të gjithë ata që duan të marrin informata.

Në Interaktiv të KTV-së, Qela ka thënë se në diskutimin që do të nisë të martën, më 21 shkurt, do të jenë të pranishëm të gjithë ekspertët që do të shpalosin të gjeturat e tyre,

“Ne raportin e dorëzojmë në qeveri me të gjitha të gjeturat, por kemi paraparë që të hapim një diskutim publiku ku do të jenë të gjithë ekspertët të pranishëm dhe do të sqarojmë të gjitha të gjeturat për secilin qytetar, studiues dhe institucion që është i interesuar të marrë informata nga komisioni”, ka thënë ai.

Qela ka sqaruar se në komisioni ka marrë disa të gjetura nga ekspertët dhe ka dalë për t’i verifikuar ato lidhur me mbulueshmërinë e territorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme