Katër komisione parlamentare diskutojnë për krijimin e politikave që avancojnë diasporën

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 13:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në katër komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës në kuadër të konferencës katërditore “Diaspora Flet”, do të diskutohet për temat që lidhen me të drejtat politike, shoqërore dhe ekonomike me synim krijimin e politikave që avancojnë diasporën, raporton Ekonomia Online.

Të gjitha takimet kanë qenë të mbyllura për media. Në fillim të takimeve u lejua të merren vetëm pamje.

Sipas njoftimit nga Zyra për Informim e Kuvendit në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do të diskutohet për: “Politikat kryesore të dala nga nevojat e Diasporës përgjatë implementimit të nismës “Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës”. Hilmi Gashi nga UNIA në Zvicër dhe Jetmir Bakija nga Demokracia Plus janë liderë të kësaj Task Force, dhe së bashku me deputetët do të dalin me rekomandime konkrete për temën që do ta diskutojnë.

Kurse në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacione dhe Ndërmarrësi do të diskutohet për: “Mësimi plotësues jashtë vendit, Qendrat Kulturore dhe Shkëmbimi Profesional me Diasporën”. Indira Kartallozi, nga Kaleidoscope Futures Lab në Belgjikë dhe Bashkim Meholli nga UraCult në Gjermani janë liderët e Task Forcës që do të prezantojnë planet e veprimit për ekipet e tyre.

Në atë për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit do të diskutojë së bashku me përfaqësues të diasporës temën: “Korniza ligjore, përfaqësimi i Diasporës dhe e drejta për votë “.  Brikena Muharremi nga BALA në Mbretëri të Bashkuar si dhe Mark Kosmo nga MAAS BESA, në ShBA, janë liderët e Task Forcës që trajton këtë temë.

Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal do të diskutohet për: “Politikat Ekonomike, promovimi i projekteve lokale dhe regjionale për zhvillim”. Lulzim Syla nga Ellen Group, në Gjermani dhe Franceska Gjorga nga House Committee në ShBA janë liderët e Task Forcës që diskuton këtë temë bashkë me deputetët.

Nga të gjitha sesionet e punës përfaqësuesit e diasporës së bashku me deputetët do të zhvillojnë disa plane të veprimit dhe do të dalin me rekomandime për mënyrën e përfshirjes së diasporës në krijimin e politikave që avancojnë situatën e diasporës dhe shoqërisë së vendeve të tyre të origjinës.

Fillimisht është mbajtur një seancë e punës, të cilën e hapi Kryeparlamentari Kadri Veseli, raporton EO.

 

Të ngjashme