KDI: Kuvendi i paaftë politikisht gjatë vitit 2016

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 12:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se legjislatura e V-të e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2016 ka qenë më e dobët krahasuar me vitin 2015.

Shumica parlamentare janë treguar të paaftë politikisht për të trajtuar tema të rëndësishme dhe nuk kanë munguar as rastet kur pushteti legjislativ ka shfaqur tendencë për të ndërhyrë në fushën e gjyqësorit. Kështu ka thënë Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë prezantimit të raportit të monitorimit të Kuvendit të Kosovës për vitin 2016.

Ai gjithashtu ka thënë se ka pasur tendenca nga Kuvendi që të ndryjë edhe në sistemin e drejtësisë.

“Koalicioni qeverisës janë treguar të paaftë për të trajtuar tema të rëndësishme për vendin siç është ajo e Demarkacionit. Nuk kanë munguar as tendencat e legjislativit për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë siç ka qenë rasti me vendimet e Gjykatës së Apelit”, është shprehur ai.

Krasniqi ka shtuar se në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit që lamë pas, është përdorur gjuhë e ashpër dhe ofenduese dhe ka pasur bllokim të Kuvendit nga partitë opozitare por edhe nga Lista Serbe.

“Debatet shpeshherë kanë eskaluar në përplasje ndërmjet deputetëve të partive në pushtat me ata në opozitë, duke përdorë gjuhë të ashpër dhe ofenduese, të cilat janë shoqëruar me fyerje dhe akuza të rënda. Kryesuesit e këtyre seanca kanë qenë të dobët, duke lejuar debate të tilla dhe nuk kanë respektuar procedurat e parapara në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Ndonëse bojkoti konsiderohet si një mjet demokratik për të shprehur mospajtimin apo protestën ndaj një çështje apo veprimi të caktuar, kjo gjë është shndërruar në dukuri në Kuvendin e Kosovës. Në sesionin pranveror opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa në atë vjeshtor Lista Serbe”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i pyetur nëse kjo legjislaturë e cila ka shumicën e parlamentare të përbërë nga  PDK e LDK a duhet të shpërbehet ka thënë se kjo legjislaturë nuk mundë të diskutojë dhe të merr vendime për çështje të rëndësishëm dhe duhet gjetur një zgjidhje, por sipas tij u takon deputetëve të marrin vendim për shpërbërje të Kuvendit apo riformatim të qeverisë.

Krasniqi ka thënë se gjatë vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 29 seanca plenare që në krahasim më vitin 2015 janë mbajtur 9 më pak.

Të gjitha statistikat tregojnë se Kuvendi ka pasur performancë më të dobët gjatë vitit 2016 në karshi më vitin 2015”. Bojkotimi i seancave sipas raportit të KDI-së, ka qenë një praktikë gjatë këtij legjislacioni ku në sesionin pranveror Kuvendin e bojkotuan paritë opozitare dhe në atë vjeshtor ata të Listës Serbe e cila u kthye pa përmbushje të kërkesave të tyre dhe të përçarë politikisht.

KDI e ka vlerësuar si praktik e keqe miratimin i ligjeve në mënyrë të përshpejtuar . Edhe këtë vit Kuvendi nuk ka arrtë të luaj rolin mbikëqyrës ndaj Qeverisë. Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka bërë më së shumti pyetje parlamentare kurse ai i LDK më së paku vetëm 8, thuhet në raportin e KDI-së. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është trajtuar vetëm në 6 seanca të Kuvendit

Të ngjashme