KEDS-i nuk kursen as Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 15:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania kosovare për Distribuim dhe Shpërndarje të Energjisë (KEDS) nuk ka kursyer as Kuvendin e Kosovës, duke ia ndërprerë energjinë elektrike gjatë mbajtjes së seancës së sotme, në të cilën po diskutohej për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Ndalja e energjisë elektrike ndodhi gjatë fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi,  dhe së dyti terri “preku” edhe gjatë fjalimit të shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Vetëm pas rreth një minute, rryma është rikthyer.

Kujtojmë se lagje të shumta e duke përfshirë edhe qytete të Kosovës ditëve të fundit po përballen me reduktimet e energjisë elektrike.

Lexo më shumë:

Të ngjashme