Kelmendi: Më mirë koalicion me AAK-në e Nismën, sesa me Vetëvendosjen

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 19:51 | Nga

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk parapëlqen fort një bashkëpunim ndërmjet partisë së tij dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e Nismës për Kosovën.

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se s’është e drejtë që ata që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës t’i kërkojnë LDK-së bashkëpunim për bashkëqeverisje.

Por, Kelmendi, zëvendëskryeministër në Qeverinë në largim, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni ndërmjet LDK-së dhe AAK-së e Nismës.

Kelmendi ka theksuar se, megjithatë, parapëlqen një koalicion me AAK-në dhe Nismën, pa Partinë Demokratike të Kosovës – sesa me Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme