Kelmendi: U largova se Thaçi nuk e mbajti fjalën

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 19:18 | Nga

Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se kishte pritur dy herë në PDK për t’u realizuar premtimi që ata i kishin dhënë për këtë post.

“Unë nuk e kam bërë këtë hap me të parën, kam pritur edhe pjesën e dytë të premtimit se kam pasur dy herë premtim dhe i kam treguar që premtimi im dhe marrëveshja ka qenë që unë të jem pjesë e qeverisjes që të zhvillojë synimet e mia në fushën e ekonomisë”, ka thënë Kelmendi, në një intervistë në Info Magazina të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se personi që nuk e ka mbajtur fjalën është Hashim Thaçi.

“Nuk mund të them se Veseli nuk ka qenë i fjalës, Veseli u zgjedh kryetar i PDK-së dhe unë kam bërë këtë lëvizje jo për ta dëmtuar Veselin, dalja ime ka të bëjë ekskluzivisht me Thaçin”.

“Unë nuk e quaj këtë ikje, por detyrim për largim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme