Kemi partneritet reciprok me PDK-në

Prishtinë | 17 Kor 2016 | 10:55 | Nga

Kryeministri, Isa Mustafa, në një intervistë për gazeten “Zëri” flet për raportet me PDK-në, konsensusin brenda koalicionit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion.

Ai thotë se nuk mund të lejohet që tema kaq të rëndësishme për shtetin, integrimet euroatlantike dhe sovranitetin e subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit, që siç thotë ai, të keqpërdoren për përfitime elektorale.

Mustafa po ashtu thotë se po bëjnë përpjekje që për demarkacionin të krijojnë konsensus jo vetëm brenda koalicionit, por, siç thotë ai, në gjithë spektrin politik e qytetar.

“Ne po bëjmë përpjekje që për demarkacionin të krijojmë konsensus jo vetëm brenda koalicionit, por në gjithë spektrin politik e qytetar.

Për këtë arsye kemi krijuar hapësirë të nevojshme për debat, ku ka ndihmuar shumë edhe qëndrimi i Departamentit të Shtetit, deklarata e presidentit Obama, qëndrimi i drejtuesve evropianë dhe krijimi i Komisionit të Ekspertëve Ndërkombëtarë nga ish-presidentja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme