Kërkohen sqarime nga Qeveria pse hoqi nga lista dy kandidatë për kryetar të bordit të ZRrE-së

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 12:39 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe ka dërguar në kryesi dy kandidatët e nominuar, Bekim Jakupi dhe Petrit Pepaj.

Ne mbledhje u tha se ligji ia lejon Qeverisë  që të nominojë së paku dy kandidatë, por deputetët u pajtuan që përmes një shkrese t’i kërkojnë sqarime Zyrës së Kryeministrit se pse nuk ka dërguar në komison edhe dy kandidatët tjerë, Fadil Ismaili dhe Përparim Kabashi, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja Sala Shala-Berisha tha se dy kandidatët e dërguar nga Qeveria plotësojnë kushtet ligjore për të këtë pozitë.

“Të dy nuk kanë dosje të hapra janë në rregull me ligjin. Të dy plotësojnë kushtet ligjore”.

ZRrE-ja ka për obligim që të kontrollojë kompanitë private, siç është KEDS-i por deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se është problematike përzgjedhja e kandidatëve për kryetar të bordit të ZRrE-së që kanë punuar më parë në KEDS.

Ai tha se Qeveria ka hequr nga lista kandidatë që kanë pasur më shumë pikë, duke përmendur kandidantin Fadil Ismaili, për të cilin tha se është shumë më i mirë sesa kandidati tjetër Bekim Jakupi. Ky veprim i Ekzekutivit, sipas Sejdiut, është një lloj kurdisje.

“Problematike është që CV-të që po vijnë është se kanë punuar në KEDS dhe pastaj ata po bëhen rrregullatorë të ish-punëdhënësit të tyre. Përsëri po e shohim nga Qeveria anashkalimin e njerëzve me pikë të larta, është Fadil Ismajli që i plotëson të gjitha kushtet. Është për keqardhje që po promovojmë njerëz nga KEDS-i në ZRrE. Personi me më së shumti pikë hiqet nga lista dhe propozohen dy te tjerë. Është një lljoj kurdisje kjo”.

Sejdiu ka rekomanduar që t’i kërkohet Qeverisë që t’i dërgojë komisonit të katër emrat, në mënyrë që katër kandidatët të mund të votohen në seancë plenare, raporton EO.

“Në vend që te ndërtojmë struktura ne ZRrE po futemi në zaptim të institucioneve. Komisioni duhet të sygjerojë Qeverisë që t’i sjellë katër emra dhe seanca mund të vendosë për dikë që ka lidhje partiake apo jo”.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se nuk i di arsyet pse është eliminuar nga lista personi me më së shumti pikë, derisa u shpreh se nuk mund ta detyrojnë Qeverinë që t’i dërgojnë katër apo pesë emra.

“Ne s’mund ta detyrojmë Qeverinë që t’i dërgojnë katër ose pesë emra. E kuptova shqetësimin e kolegut Sejdiu për njerëzit që kanë punuar në KEDS. Është në diskrecion të Qeverisë nëse i dërgon dy apo pesë, s’mund të ia kthejmë mbrapsht”.

Deputetja Mimoza Kusari – Lila, ka mbështetur rekomandimin e Dardan Sejdiut, derisa vlerësoi se vendimi i Qeverisë me vetëm dy kandidatë është gati i falsifikuar.

“Diskrecioni i Qeverisë nuk e arsyeton funksionalizmin ose mosfunksionalizimin e këtyre agjencioneve. Këtu e shohim një devijim të asaj për çka është përgjegjës Kuvendi e për çka Qeveria.

“Propozoj që t’i bëhet kërkesë Qeverisë qoftë edhe në arsyetimin pse janë hequr kandidatët me më së shumti pikë. Ministrat kanë votuar katër emra, ndërsa në vendimin e Qeverisë janë hequr dy emra. E kemi gati një vendim të falsifikuar të Qeverisë”.

Edhe Liburn Aliu i LVV-së kerkoi që të përfshihen kandidatët të tjerë.

“Nga 6 kandidatë janë përzjedjur katër ndërsa na kanë ardhur dy. Ska sqarim pse fadil ismaili është hequr nga lista. Ëstë e papranuëhsme me qit ketë ne kuvend, duhet këta katër me qenë, ti kërkojmë qeverisë që të votojmë për këta katër”.

Kryetarja Berisha-Shala tha se duhet të kërkohet sqarim nga qeveria pse nuk janë të përfshirë emra të tjerë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar raporti i punës së komisionit për sesionin pranveror, ndërsa është shqyrtuar edhe plani i punës per sesionin vjeshtor, cili pritet të miratohet në mbledhjen e radhës, pas propozimeve për plotësime të këtij plani nga deputetët.

Të ngjashme