Kërkohet koordinim sa më efikas për qasje në programet e BE-së

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 18:03 | Nga

Sot u mbajt takimi konsultativ për qasjen e Republikës së Kosovës në Programet e BE-së, të cilën e udhëhoqi Ministrja e Intergrimit Evropian Mimoza Ahmetaj, ku pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Ahmetaj në fjalimin e saj përmendi Marrëveshjen Kornizë për qasjen e Kosovës në Programet e BE-së, e cila është nënshkruar më 25 nëntor 2016. Marrëveshja mundëson qasjen në 17 programe të ndryshme të BE-së në fushat e arsimit, hulumtimit, mbështetjes së sektorit privat, përkrahjes për shoqërinë civile, si dhe fusha të tjera. Ministrja Ahmetaj theksoi se:” Ministria e Integrimit Evropian është duke organizuar takime me komunitetin e biznesit, akademinë, shoqërinë civile dhe përfitues të tjerë potencial për të diskutuar mënyrën se nga cilat Programe Kosova mund të ketë përfitime më të mëdha.”

Gjatë takimit, u theksua se Nënshkrimi i marrëveshjes për programet e BE-së e përafron Kosovën më shumë drejt BE-së dhe komplementon zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Qëllimi i këtij programi është që të promovohet bashkëpunimi ndërmjet vendeve dhe qytetarëve të Ballkanit Përendimor me vendet dhe qytetarët e BE-së në fusha të ndryshme.

Ministrja Ahmetaj potencoi se BE-ja ka paraparë një financim për periudhën 2014-2020. Përfitimi nga këto programe nuk është i lehtë dhe për të pasur qasje duhet paguar një kosto financiare e cila mundëson pjesëmarrjen në çdo program. Suksesi në këto programe nuk është i garantuar pasi që projekt propozimet nga Kosova janë në konkurencë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së. Ajo vazhdoi për të thënë se pjesëmarrja në këto programe kërkon kapacitete të konsoliduara administrative për tu përballur me kriteret teknike që kërkohen nga BE-ja dhe që duhet shikuar me kujdes se në cilat programe ka interesë të veqantë për të marrë pjesë, dhe me kosto të arsyeshme.

Bazuar në diskutimin e sotëm, Ministrja Ahmetaj do të vazhdojë diskutimin e mëtutjeshëm me shërbimet e Komisionit Evropian për të konkretizuar pjesëmarrjen e Kosovës në programet e veçanta dhe se do të informojë palët e interesit për të siguruar pjesëmarrje sa më efektive në Programet e BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme