Kërkohet rezolutë e re për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 15:49 | Nga Kaltrina Zymberi

Komisioneve Parlamentare të Kuvendit rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, i organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ka mbajtur takimin e dytë rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, tha se etapat e dialogut që kanë kaluar deri më tani kanë qenë shumë pak transparente sipas tyre asnjë marrëveshje e bërë deri më tani nuk është bërë në koordinim dhe me informim të Kuvendit të Kosovës.

Osmani kryetare e këtij komisioni ka përmendur që Kuvendi i Kosovës ende ka një rezolutë për pezullimin e dialogut me Serbinë.

Sipas saj, duhet një rezolutë e re për vazhdimin e dialogut që ka për qëllim pozitën e presidentit dhe të kuvendit të Kosovës.

“Ne kemi ende aktiv një rezolutë që kemi bërë për pezullimin e dialogut me Serbinë. Ne besoj, jeni edhe ju dakord që të bëjmë një rezolutë të re për fillimin e punës së re të dialogut por që duhet të specifikohet puna e presidentit në këtë proces dhe e kuvendit të Kosovës. Unë nga kryeministri kam kërkuar që të na dërgoj të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri më tani, të gjitha marrëveshjet më janë dërguar gjë që nuk janë bërë deri tani nga kryeministrat e më hershëm. Aty mund të shohësh edhe gjëra të cilat janë në kontradiktë me atë që na është thënë”, ka thënë ajo.

Pjesë e këtij diskutimi ishin edhe kryetarët e grupeve parlamentare të cilët mbështetën idenë e hartimit  të një rezolutë të re për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar Kuvendin që urgjentisht, sipas saj, të formohet një komision hetues Ad-Hoc i cili do të hetonte të gjitha marrëveshjet politike, teknike dhe aneks marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Besa Baftiu ka treguar se anëtarët e këtij komisioni janë refuzuar të shkojnë në Mitrovicë për të vizituar spitalin në veri të qytetit që udhëhiqet nga serbët.

Haxhi Shala kryetar i komisionit për punë të brendshme ka kërkuar një tryezë të udhëhequr nga kryetari i kuvendit bashkë me shefat e grupeve parlamentare që të tregohet saktë se çfarë duhet të bëhet me marrëveshjet e Brukselit.

Driton Selmani, kryetar i komisionit të Mbishkyrjes së Financave Publike, ka mbështetur rezolutën për vazhdimin e dialogut.

“E kujtoj kur erdhi në Kuvend, ish kryeministri Mustafa me raportuar për Brukselin u gjuajt me vezë. Kërkojmë rezolutë të re për vazhdimin e këtij dialogu”, ka thënë ai.

Kryetarja Osmani kujtoi edhe njëherë që Kuvendi po as komisionet nuk kishin deri më tani kopjet e marrëveshjeve të arritura.

“Deri më tani qeveria e Kosovës nuk ka dorëzuar asnjëherë komisioneve parlamentare deri më tani sepse për marrëveshjen me drejtësinë nuk ka pasur informata as kryeministri Mustafa e që këshilli gjyqësor e ka pasur nga 2016”, ka përfunduar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme