BE kërkon largimin e zyrtarëve të korruptuar

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 12:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi Evropian dëshiron në Kosovë të shohë forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit e largimin e zyrtarëve të korruptuar politikë.

Kështu ka thënë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, gjatë tryezës “Progresi në Zbatimin e MSA-së: Sfidat në Agjendën Evropiane dhe Reformat në Sundimin e Ligjit”, të organizuar nga Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP).

“BE-ja do të donte të shihte përmirësime të mëtutjeshme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, sidomos në adaptimin e ligjeve adekuate”.

“Dëshirojmë të shohim demokracinë në Kosovë, dëshirojmë të shohim një Kuvend funksional dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë para ligjit”, ka thënë Apostolova.

Ajo ka theksuar se forcimi i sundimit të ligjit është thelbësore për MSA-në.

Kjo tryezë kishte për qëllim të diskutojë progresin e deritanishëm në zbatimin e Planit të Veprimit për Zbatim të MSA-së (PKZMSA), sfidat e paraqitura deri më sot dhe rolin që duhet marrë nga Kuvendi për të zbatuar reformat e kërkuara nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim në planin afatshkurtër.

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Njomza Emini, tha se për këta gjashtë muaj të hyrjes në fuçi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe me miratimin e planit kombëtar për zbatimin e MSA-së, fatkeqësisht bilanci i punës nuk është pozitiv.

“Duhet të punojmë shumë më shumë që të arrijmë objektivat tona dhe të përmbushim obligimin tonë ndaj qytetarëve të vendit, integrimin e Kosovës në BE”, tha Emini.

BE swiss

Të ngjashme