Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e quan të tejkaluar idenë e Thaçit

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 21:08 | Nga

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me idenë për “korrigjim kufijsh” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të hedhur ditëve të fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thotë se po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë të ashtuquajtura opsioni i ‘korrigjimit të kufijve’, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në oponionin publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptarë”, theksohet në komunikatën e lëshuar nga ky këshill.

Të ngjashme