Këshilli Kombëtar i Nismës zgjodhi kryesinë e re

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 18:05 | Nga

Nisma për Kosovën ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në mbledhjen që është mbajtur në Prizren merrnin pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi; kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në këtë mbledhje është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.

Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur Kryesinë e Partisë. Kurse, në mbledhjen e radhës të Kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtarë kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend, thuhet në një njoftim shtypi.

Jakup Krasniqi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme