Këta janë kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 14:45 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në Prishtinë kandidat nga do të jetë Lirak Çelaj, ndërsa në Prizren Shaqir Totaj.

Të tjerë kandidatë të PDK-së për zgjedhjet lokale 2017 janë: Agim Aliu për Ferizaj, Zenun Pajaziti për komunën e Gjilanit, Sabiha Shala për komunën e Pejës, Hajredin Hyseni është kandidat i PDK-së për kryetar në Podujevë, Ferit Idrizi në Vushtrri, Emin Krasniqi në komunën e Kamenicës, Shaban Shabi është kandidat për kryetar në komunën e Dragashit, Besim Ilazi në komunën e Kaçanikut, Naim Ismajli në Shtime dhe Sokol Bashota është kandidat për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së.

Të ngjashme