Këta nënshkrues të deklaratës së pavarësisë nuk janë më pjesë e politikës

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 12:16 | Nga

Kanë mbetur edhe pak ditë që Kosova të shënojë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

10 vite me parë ishte thirrur seanca e jashtëzakonshme plenare nga kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ku Krasniqi së bashku më bashkëkryesuesit Xhavit Halitin dhe Sabri Hamitin filluan seancën e cila kishte vetëm dy pika të rendit të ditës.

Pika e pare ishte prezantimi i deklaratës së pavarësisë dhe pika e dyte miratimi i simboleve shtetërore.

Shpalljen e pavarësisë e bëri Hashim Thaçi, i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit.

Të pranishëm në seancë ishin 109 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa shpallja e pavarësisë u bë në orën 15:39 minuta.

Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Ndonëse ka kaluar një dekade që nga shpallja e pavarësisë, skena politike kosovare ka pësuar ndryshime të mëdha.

Nga 109 deputetë që ishin dëshmitar të shpalljes së pavarësisë, tashmë shumica prej tyre nuk janë në skenën politike.

Nga Kuvendi i Kosovës, u larguan figura të ndryshme. Disa prej tyre vendosen që të largohen përgjithmonë nga politika, e një pjesë e tyre vetëm ka ndërruar postet.

Por ajo çka ia vlen të kujtohet, janë deputetë të cilët nuk janë më në mesin tonë.

Adem Hajdaraj i cili ishte deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike, ka disa vite që ka ndërruar jetë, ai ka ndërruar jetë nga një sëmundje e shkurtër në moshën 70 vjeçare.

Është edhe Bajram Rexhepi, nga radhët e PDK-së, që ka ndërruar jetë. Rexhepi ka vdekur në vitin 2017 në moshën 63 vjeçar.

Kujtojmë, që Rexhepi ishte edhe kryeministër i Kosovës.

Më poshtë e gjeni listën me disa prej deputetëve të cilët më nuk ushtrojnë asnjë post në Kuvendin e Kosovës.

Adem Grabovci (PDK)
Adem Salihaj (LDK)
Alush Gashi (LDK)
Anita Morina-Saraçi (LDK)
Arsim Bajrami (PDK)
Arsim Rexhepi (LDK)
Bahri Hyseni (PDK)
Berat Luzha (PDK)
Berim Ramosaj
Bujar Bukoshi (LDK)
Dragisha Miriq
Drita Kadriu (PDK)
Drita Maliqi (LDK)
Driton Tali
Edita Tahiri (PDK)
Elhame Hetemi (PDK)
Emrush Xhemajli
Enis Kervan
Esat Brajshori
Ethem Çeku (AAK)
Fatmir Rexhepi (LDK)
Fatmire Berisha (LDK)
Fehmi Mujota (PDK)
Gani Buçinca (PDK)
Gani Geci (LDK)
Gani Koci (PDK)
Gjylnaze Syla (AAK)
Hafize Hajdini
Hajdin Abazi (PDK)
Hajredin Hyseni (PDK)
Hajredin Kuci (PDK)
Haki Shatri (AAK)
Heset Cakolli (AKR)
Hydajet Hyseni (PDK)
Ibrahim Selmanaj (AAK)
Kaçusha Jashari
Kolë Berisha (LDK)
Kosara Nikolić
Luljeta Shehu (LDK)
Melihate Tërmkolli (LDK)
Mufera Shinik
Myrvete Pantina (LDK)
Myzejene Selmani
Naim Rrustemi
Nekibe Kelmendi (LDK)
Numan Balić
Nurishahe Hulaj (LDK)
Njomza Emini (LDK)
Qamile Morina (LDK)
Ramadan Gashi (PDK)
Ramë Manaj (LDK)
Riza Smaka (AKR)
Rrustem Mustafa (PDK)
Sabit Rrahmani
Sadik Idriz
Sala Berisha-Shala (PDK)
Sanije Aliaj
Skender Hyseni (LDK)
Synavere Rysha
Zef Morina

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme